Aktualitet

Vranësira kalimtare dhe ja ku priten shira të dobët!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas parashikimit, moti është kryesisht i kthjellët, me vranësira mesatare kalimtare gjatë orëve të mesditës e pasdites në zonat malore të veriut dhe lindjes së vendit.

Në malësitë e veriut priten reshje të dobëta dhe afatshkurtra shiu në formën e pikave.

Era fryn nga drejtimi perëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 9 m/s, ndërsa në dete ka valëzim të forcës 1-2 ballë. Temperaturat variojnë 12-33 gradë Celsius.