Aktualitet

Vrasja e Edmond Mëhallës, zbulohet shkaku i ekzekutimit të biznesmenit!

Po shkon drejt zbardhjes vrasja e 43 vjeçarit Edmond Mëhalla, mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan. Policia arrestoi dy persona e shpalli në kërkim një të tretë. Dyshohet se ata ndihmuan në organizimin dhe mbulimin e gjurmëve, ndërsa i shpalluri në kërkim konsiderohet si një nga personat kryesorë për zbardhjen e plotë të dinamikës të ekzekutimit të biznesmenit. Shkak i vrasjes dyshohet të jetë një konflikt i kohëve të fundit i viktimës.

Mbrëmjen e djeshme, blutë shoqëruan një person me banim ne Lezhë. Bëhet fjalë për shtetasin Naldi Gj. i cili rezulton se ka lëvizur ditë më parë me automjetin tip Audi para se të ndodhte vrasja. Ky mjet u gjet i djegur dhe dyshohet se u përdor nga autorët.

Automjeti është në pronësi të njërës prej kompanive në pronësi të Mondi Mëhallas. Ka raportime se bë shtëpinë e Naldi Gj, në Lezhë, u ushtrua kontroll dhe se ai u dërgua në policinë e Elbasanit për të dhënë shpjegime për lëvizjet e bëra.