Rajoni

Vuçiç në Kosovë: Kam ardhur për një zgjidhje të përbashkët!

Gjatë vizitës në Kosovë presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi nga Liqeni i Ujmanit se ai është një liqen me shumë rëndësi si për serbët ashtu edhe për shqiptarët. Prandaj sipas tij, është me rëndësi që të gjendet zgjidhje e pranueshme për të dy palët. Ai tha se ka ardhur në Kosovë me idenë që të ruhet paqja, stabiliteti dhe t’i vazhdojë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje të përbashkët.