Rajoni

Vuçiç mbërrin në Kosovë, ja deklarata e parë për mediat

Sapo mbërriti në Zubin Potok përmes pikëkalimit të Bërnjakut, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u shpreh i lumtur për vizitën dy-ditore që nisi sot në Veriun e Kosovës. Ai tha se ka ardhur të flasë për idenë që të vendoset paqe për një kohë shumë të gjatë. Ndërkaq një pankartë me mbishkrimin: “Mirë se vini president!” u shpalos në Digën e Liqenit Ujman, e në Mitrovicën e Veriut.