Artistja fituese e çmimeve Grammy, 44 vjeçe, i është bashkuar njerëzve më të pasur në botë pas suksesit të turneut të saj Cowboy Carter, i cili arkëtoi mbi 400 milionë dollarë nga shitja e biletave dhe edhe 50 milionë dollarë të tjerë nga shitja e produkteve (merchandising). Turneu i saj i mëparshëm, Renaissance World Tour, solli rreth 579 milionë dollarë. Bashkëshorti i saj, Jay-Z, ishte muzikanti i parë që u bë miliarder në listën e Forbes në vitin 2019. Rihanna, Bruce Springsteen dhe Taylor Swift e kanë arritur gjithashtu këtë status elitar.
Edhe pse Beyoncé ka nisur disa sipërmarrje përfshirë markën e kujdesit për flokët Cécred, markën e uiskit SirDavis dhe linjën e veshjeve Ivy Park sipas Forbes, pjesa më e madhe e pasurisë së saj personale vjen nga muzika: përfshirë të ardhurat nga katalogu i këngëve dhe nga turnetë globale. Në 2010, ajo themeloi Parkwood Entertainment, një kompani menaxhimi dhe produksioni, duke sjellë “brenda shtëpisë” kontrollin e të gjitha projekteve të saj artistike përfshirë muzikën, koncertet dhe dokumentarët.
Albumi i saj i vitit 2024, Cowboy Carter, u prit shumë mirë nga kritika dhe i solli Beyoncé-së fitoren e parë të çmimit Albumi i Vitit në Grammy. Turneu që pasoi publikimin e albumit ishte turneu muzikor me xhiron më të lartë në botë për vitin 2025. Prodhimi treditorësh përfshinte paraqitje si të ftuar të bashkëshortit të saj, fëmijëve dhe ish-shoqeve të grupit Destiny’s Child.
Në çdo kategori të industrisë së argëtimit, praktikisht nuk ka sipërmarrje më fitimprurëse sesa një muzikant që arrin të mbushë stadiume,
-shkroi Forbes duke vënë në dukje se turneu punësoi 350 anëtarë të stafit, përdori pajisje sa 100 kamionë të mëdhenj (semi-trucks) dhe kërkoi tetë avionë cargo 747 për ta lëvizur shfaqjen nga një qytet në tjetrin. Beyoncé e nisi karrierën si pjesë e grupit pop Destiny’s Child, përpara se të niste karrierën solo në fillim të viteve 2000. Ajo mban rekordin si artistja më e vlerësuar dhe më e nominuar në historinë e Grammy. Artistja fitoi gjithashtu një shumë të vlerësuar prej 50 milionë dollarësh për shfaqjen e pauzës “Beyoncé Bowl” në vitin 2024 për ndeshjen e Krishtlindjeve të NFL, dhe 10 milionë dollarë për të luajtur në reklamat e Levi’s.