Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka deklaruar se politikanët evropianë po përpiqen të minojnë përpjekjet e SHBA-së për të arritur një marrëveshje paqeje për Ukrainën.
Sipas saj mediat dhe politikanët evropianë po përpiqen të prishin mundësinë e një zgjidhjeje politike dhe diplomatike të konfliktit në Ukrainë.
Deklaratat e saj vijnë në mes të një përpjekjeje diplomatike që synon përfundimin e menjëhershëm të një marrëveshjeje paqeje bazuar në planin amerikan prej 19 pikash.
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të martën se i dërguari i tij i posaçëm, Steve Witkoff, pritet të udhëtojë për në Moskë javën e ardhshme për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin.