Bota Botë e Çuditshme

Zbulohen 85 liqene nën akullin e Antarktidës!

Janë zbuluar 85 liqene nën akullnajat e Antarktidës. Janë të gjithë subglaciale, çka do të thotë që zbrazen dhe mbushen në mënyrë ciklike. Deri me sot, numri i tyre kompleksiv arrin në 231, falë vrojtimeve 10-vjeçare nga sateliti CryoSat të Agjencisë Hapësinore Evropiane ESA, që është në gjendje të masë thellësinë e akullit detar dhe ndryshimet në lartësinë e tyre.

Rëndësia e këtij zbulimi është e madhe, pasi këto rezerva ujore të fshehura në akullnaja ndikojnë lëvizjen dhe stabilitetin e akujve dhe si pasojë, edhe në ngritjen e nivelit global të deteve. Sipas grupit të ekspertëve që i kanë monitoruar, është një proces ai i zbrazjes dhe mbushjes së tyre që zgjat muaj ose vite. Ndër të gjithë liqenet subglaciale, më i madhi konsiderohet ai i Vostok, me rreth 5–6 mijë km³ ujë nën 4 km shtresë akullnajore.

Oqeani përreth Antarktidës po ndryshon në mënyra të papritura. Që nga viti 2015, akulli detar që rrethon kontinentin e ngrirë është tërhequr me një ritëm rekord, me humbje të krahasueshme me madhësinë e Groenlandës. Ajo që është më e habitshme është se të dhënat e reja satelitore zbulojnë një trend shqetësues: sipërfaqja e oqeanit po bëhet më e kripur, edhe pse akulli detar zhduket. Ky ndryshim po krijon një lak reagimi që po përshpejton rënien e akullit detar dhe mund të ketë pasoja të gjera si për mjedisin ashtu edhe për klimën globale.

Oqeani Jugor, i cili rrethon Antarktidën, ka qenë prej kohësh objekt studimi shkencor, por monitorimi i këtij rajoni të largët dhe të stuhishëm nuk është një detyrë e lehtë. Për vite me radhë, shkencëtarët e kanë ditur se ujërat sipërfaqësore përreth Antarktidës po bëhen më të freskëta dhe më të ftohta, një proces që ndihmoi në zgjerimin e akullit detar.