Botë e Çuditshme

Zbulohet kontinenti që mungonte prej 375 vitesh!

Gjeoshkencëtarët zbuluan një kontinent që kishte qenë i fshehur në sy të publikut për gati 375 vjet. Ka pasur spekulime nëse ekziston një kontinent i njohur si Zealandia ose Te Riu-a-Māui në gjuhën maori. Zealandia ka një sipërfaqe prej 1.89 milionë miljesh katrorë. Ishte pjesë e një superkontinenti të quajtur Gondwana, i cili përfshinte pjesën më të madhe të Antarktidës Perëndimore dhe Australisë Lindore, mbi 500 milionë vjet më parë. Fillimisht u tha se u zbulua në vitin 1642 nga biznesmeni dhe marinari holandez Abel Tasman, i cili mezi priste të zbulonte “Kontinentin e Madh Jugor”.

Edhe pse dështoi ta gjente tokën e re, ai takoi maorët vendas, të cilët fillimisht u pakënaqën nga mbërritja e tij. Megjithatë, ata vazhduan të jepnin informacione të vlefshme rreth tokës përreth, duke përfshirë ekzistencën e një mase të madhe tokësore në lindje. Vetëm në vitin 2017 gjeologët zbuluan se kontinenti kishte qenë i fshehur në sy të publikut gjatë gjithë kohës. Shkencëtarët ranë dakord për ekzistencën e Zealandia-s, e cila filloi të “largohej” nga Gondvana për arsye që shkencëtarët ende po përpiqen t’i kuptojnë.

Pjesa më e madhe e kontinentit të sapozbuluar është nën ujë dhe është përdorur si shembull nga gjeologët në Institutin e Kërkimeve të Kurorës së Zelandës, GNS Science, se si diçka shumë e dukshme mund të duhet kohë për t’u zbuluar. “Është një proces që nuk e kuptojmë plotësisht ende, Zealandia filloi të tërhiqej”-shpjegoi Tulloch. Rikujtojmë, se ekspertët kanë gjetur mbetje të lashta të një pjese të humbur prej kohësh të Tokës, që besohet të jetë 120 milionë vjeçare, në Borneo. Ekspertët po bëjnë vazhdimisht zbulime të reja rreth planetit tonë, nga gjetja e kontinenteve që kanë munguar për qindra vjet deri te zbulimi i oqeaneve të gjera të fshehura nën koren e Tokës. Tani, një zbulim i ri i mahnitshëm zbuloi detaje të pllakës tektonike 120 milionë vjeçare, e cila tani quhet Pontus.