Bota

Zhdukjet në rrethana misterioze të shkencëtarëve në SHBA, FBI nis hetimet!

Një valë misterioze vdekjesh dhe zhdukjesh të shkencëtarëve në Shtetet e Bashkuara ka vënë në lëvizje autoritetet federale. FBI ka hapur një hetim zyrtar që përfshin të paktën dhjetë persona të lidhur me projekte të ndjeshme shtetërore, përfshirë energjinë bërthamore, teknologjitë hapësinore dhe sektorin e mbrojtjes. Disa nga rastet më të fundit janë raportuar në Kaliforni, duke shtuar dyshimet për një model të mundshëm pas këtyre incidenteve.

Shumë nga shkencëtarët e përfshirë kishin bashkëpunuar me institucione të rëndësishme si NASA dhe laboratorë kombëtarë, përfshirë Los Alamos. Po ashtu, disa prej tyre ishin të lidhur me “Jet Propulsion Laboratory”, një nga qendrat kryesore të kërkimit hapësinor në SHBA. Rasti ka tërhequr edhe vëmendjen e politikës amerikane. Disa senatorë dhe anëtarë të Kongresit, mes tyre edhe Ana Paulina Luna, kanë kërkuar hetime të thelluara mbi këto ngjarje.