Aktualitet

Zjarr në Malas Breg, flakët rrezikojnë banesat! (FOTO)

Një zjarr ka rënë sot në fshatin Malas Breg, në Njësinë Administrative Kutalli në Dimal. Zjarri ka nisur fillimisht në ferrat dhe barishtet në anë të rrugës së fshati, por i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, zjarri ka përparuar me shpejtësi drejt kodrave me ullinj.

Drejt zjarrit janë nisur 2 mjete zjarrfikëse nga Berati, 1 mjet zjarrfikës nga Kuçova,1 mjet zjarrfikës nga Dimali dhe 3 mjete zjarrfikëse nga Fieri e Lushnja.

25 zjarrfikës në total janë duke luftuar me flakët, me mjete rrethanore pasi drejt kodrave me ullishte nuk ka rrugë makinash për të mundësuar futjen e mjeteve zjarrfikëse drejt zonës së zjarrit, ndërkohë që në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe banorët e zonës.

Zjarri ka shkrumbuar mjaft hektar me ullinj, ndërkohë që është shmangur përhapja e zjarrit drejt banesave të zonës.

Ende ka vatra të nxehta në zonë, të cilat po mbahen nën vëzhgim, ndërkohë që ende nuk dihet sesa hektar ullinj janë djegur dhe nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo jo.