Zjarr në katin e 5-të të një pallati në lagjen 5 në Durrës, përballë shkollës 9-vjeçare ”Kushtrimi i lirisë”. Në apartament ndodhej një 83-vjeçare, që u dërgua në gjendje të rëndë asfiksie drejt Tiranës për trajtim të specializuar mjekësor. Të paqarta shkaqet e zjarrit.