Zyrtarisht, qeveria sllovene shpalli fundin e epidemisë së koronavirusit duke u bërë vendi i parë në Europë që ndërmerr një vendim të tillë. Autoritetet regjistruan më pak se shtatë raste të reja në ditë, në dy javët e fundit. Kush hyn në territorin slloven nga vendet e BE-së, nuk duhet të karantinohet. Sllovenia ka regjistruar 1.464 raste të të infektuarve dhe 103 viktima.