Aktualitet

17 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë, shifrat vazhdojnë të jenë të konsiderueshme

Vazhdojnë të jenë të konsiderueshme rastet e reja me koronavirus në vend. 17 të prekur në 24 orë në Tiranë Durrës e Krujë. Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë janë 77% e 933 të prekurve të shëruar. Ndërkaq, në dy spitalet Covid në Tiranë, për të dytën ditë radhazi nuk ndryshon numri i shtrimeve apo i pacientëve në terapi intensive.