Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë. E hëna e 30 gushtit shënoi një tjetër ditë me shifra të larta vdekjesh dhe infektimesh të reja.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën me dije se brenda 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 20 qytetarë, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 932 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 962 qytetarë, ndërsa raste aktive aktualisht janë 26,525.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) tha më 30 gusht se në spitalet dhe klinikat ku trajtohen pacientët me koronavirus janë të shtruar 1.250 pacientë. Prej tyre 1.142 janë të konfirmuar me koronavirus.
Sipas raportit ditor, 60 pacientë janë në kujdes intensiv, ndërkaq 1.062 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.