Aktualitet

3 ditë pas atentatit të Rinasit, gjendet arsenal armësh në Rinas!

Një arsenal armësh u gjet në Nikël të Fushë-Krujës, ndërsa është identifikuar një nga personat që e posedon. Ky zbulim vjen tre ditë pas atentatit në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani (Sheqeri).

Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se policia ka identifikuar personin që posedon arsenalin e armëve ndërsa dyshohet edhe për një person tjetër që bashkëpunon me poseduesin e armëve.

Ndërkaq, uniformat blu kanë shpallur në kërkim personin e identifikuar dhe po punojnë për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

Aksioni i policisë në Nikël zhvillohet teksa po kërkohen edhe autorët e atenatit të Rinasit.