Një notare kiliane është bërë personi i parë që ka notuar afro 2.50 kilometra (1.55 milje) nëpër ujërat e ftohta të Antarktidës. Bárbara Hernández, 37-vjeçe, një notare në ujëra të hapura, hyri në librin e rekordeve Guinness për kohën më të shpejtë në not në oqean për 1.85 kilometra përmes Drake Passage në Kilin jugor. E reja kishte veshur një kostum standard kur u fut në uj.
Hernández bëri të ditur se noti i saj, që besohet të jetë një rekord i ri botëror për notin më të gjatë në Antarktidë, kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për nevojën për të mbrojtur ujërat e Antarktidës. Hernández në një njoftim për shtyp tha se:
Jam shumë e lumtur dhe kaq e lehtësuar që gjithçka shkoi mirë. Noti në Antarktidë ka qenë një ëndërr që e kam pasur prej vitesh dhe pjesë e ambicies sime të gjatë për të notuar në pjesë të shtatë oqeaneve të botës. Fizikisht ka qenë tepër e vështirë, por gjithçka ia vlen nëse mesazhi është mbi nevojën për veprim urgjent për të mbrojtur këto ujëra të mahnitshme.