Fashion Live From Tirana Showbiz

“5 fustane nusërie”/Niko Komani zbulon detajet e dasmës së djalit të Jozefina Topallit me Cindy Marina!

I ftuar në një lidhje direkte për “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë stilisti i njohur Niko Komani. Ai ka treguar disa detaje ekskluzive nga dasma e djalit të Jozefina Topallit, Genar, me moderatoren Cindy Marina…

Si e komentoi ai fustanin e bardhë të nusërisë të Cindy Marina?

Jam kurioz akoma, duke qenë se kanë qenë 5 fustane dhe jo 1. Ne kemi parë vetëm 1. Kanë qenë 5 veshje të cilat ose do të tregohen më vonë, ose do të rrinë private si gjithë mbrëmja. Më pëlqeu natyraliteti i Cindy-t, edhe pse nuk prisja diçka ndryshe, pra nuk prisja nga Cindy që të tregohej ekstravagante, Më pëlqeu thjeshtësia, më pëlqeu pastërtia.