Showbiz

5 muaj pas shërimit nga COVID-19, Eni Koçi zbulon se virusi i ka lënë një pasojë të madhe

Si shumë personazhe të tjerë të njohur edhe këngëtarja Eni Koçi doli hapur duke rrëfyer eksperiencën e saj të vështirë me COVID-19. Kujtojmë se ka kaluar gati 1 vit që nga fillimi i pandemisë që gjunjëzoi 185 shtete dhe për të cilën tashmë çdo ditë dëgjojmë teori të shumta.

Këngëtarja e famshme pak orë më parë ka zbuluar me anë të një postimi në rrjetin social Instagram se edhe pse kanë kaluar 5 muaj që nga koha kur është rikuperuar nga koronavirusi por shija e nuhatja nuk i janë kthyer.

Ajo e ka ndarë këtë shqetësim me fansat e saj të cilët i kanë ofruar menjëherë mbështetjen. Ekzistojnë gjithashtu disa teori që tregojnë se për disa pacientë, shqisat e të nuhaturit apo shijuarit mund të mos rikthehen por shumicës i rikthehen me vonesë.