Aktualitet

EMRAT/ Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i Saukut: Viktimat te betonierja, shtetas të huaj!

Janë identifikuar personat që humbën jetën në aksidentin tragjik te rrethrrotullimi i Saukut. Bëhet fjalë për shtetasit Mohamed Lotf dhe Mohamed Ali. Ndërsa i plagosur mbeti 28-vjeçari, Roland Nuri i cili ndodhet në spital. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Pamjet e aksidentit tregojnë se kamioni “pompë – betoni” ka hyrë në rrethrrotullim nga unaza lindore me shpejtësi të frikshme, çka ngre dyshime për probleme me sistemin e frenimit. Pasojat e ngjarjes mund të kishin qenë edhe më tragjike duke patur parasysh peshën e mjetit dhe trafikun gjithmonë të rënduar në rrethrrotullim. Aksidenti i sotëm mund të kishte rezultuar me më  shumë pasoja, nëse në pjesën e poshtme të autostradës ku ra betonierja mund të rastiste ndonjë mjet në kalim e sipër

LEXO EDHE: Në burg bashkë me foshnjën! Presidenti Begaj kontakton ministrin e Drejtësisë për procedurat e lirimit të 34-vjeçares!

Policia Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët për aksidentin e ndodhur te rrethrrotullimi i TEG-ut, ju informojmë se janë identifikuar dy personat që udhëtonin në kamionin (pompë betoni) konkretisht shtetasit e huaj:

-M. L., rreth 30 vjeç, drejtuesi i kamionit, i cili humbi jetën në vendngjarje;
-M. A., rreth 44 vjeç, pasagjeri, i cili, pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.