Fashion

5 trend-et e këpucëve që do të dominojnë këtë sezon…

Prej kohësh besohet se takat e larta janë simbol i elegancës, ndërsa këpucët e rehatshme shoqërohen më shpesh nga ato që preferojnë të ndihen rehat sesa të duken bukur. Këpucët gjithmonë janë krijuar për të mbrojtur këmbët gjatë ecjes. Por shumë dizajnues i shohin ato si një terren për të shprehur krijimtarinë e tyre dhe për të krijuar objekte që shkojnë përtej funksionales.

Dhe nganjëherë, disa të famshëm arrijnë të veshin këto vepra arti në disa ngjarje të veçanta ku tërheqin vëmendjen e shtypit, muzeumeve dhe entuziastëve të përgjithshëm të dizajnit të këpucëve.

Tanimë është e ditur botërisht se sandalet janë një shpëtim i vërtetë përgjatë muajve pranverorë e atyre përvëlues të verës. Nisur nga fakti që tregu i gjerë ofron lloje nga më të ndryshmet, gjë që ju konfuzon kur vjen puna te blerjet, në këtë artikull do t’ju rendisim disa modele të këndshme dhe të veçanta.

Ndërkaq, lexoni për të zbuluar pesë stilet kryesore të vendosura për të dominuar këtë sezon vere:

Atlete Retro

Ka të ngjarë që t’i keni përdorur shumë atletet muajt e fundit, prandaj nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme të siguroheni që zgjedhja e tyre të jetë e duhura. Atletet retro premtojnë shumë për çdo lloj veshje. Për stilet më të lakmueshme të këtij sezoni, shikoni stilet Adidas dhe Nike.

Pantofla luksoze

Këto stile pantoflash kanë një ngjashmëri më pantoflat tradicionale dhe ndoshta këtu qëndron e bukura. Gjatë vitit të kaluar, shumë gra kanë parë stilin e tyre personal të evoluojë, pasi komoditeti është bërë një faktor gjithnjë e më i rëndësishëm dhe këpucët nuk janë përjashtim. Si rezultat, ne kemi parë stile si pantoflat të rriten në popullaritet. Dizajnet e lëmuara të lëkurës të Porte & Paire, të krijuara në bashkëpunim me markën kult Frankie Shop, janë në krye të listës sonë të dëshirave.

Sandale me rripa.

Kur bëhet fjalë për prodhimet e stilit të verës, një palë sandale lëkure me rripa janë zgjedhja perfekte për këdo nga ju. Këto sandale janë këpucët më të rehatshme. Modelet e çuditshme të “The Row”, modelet e zbukuruara me perla të Jimmy Choo dhe sandalet e gladiatorëve të Manolo Blahnik janë stilet që ju duhen.

 

Këpucët e Hirushes

Nëse ditari juaj po mbushet me dasma, festa, netë takimesh të shtyra ose po manifestoni ditë më të bukura, një palë taka të larta të krijuara bukur nuk do të dështojnë kurrë të vendosin një buzëqeshje në fytyrën tuaj. Dizajnet e hollë të Manolo Blahnik dhe stilet super moderne të Amina Muaddi janë zgjedhja perfekte.

Këpucë lëkure pa lidhëza

Këto këpucë të klasit të lartë kanë mahnitur dizajnerat e këpucëve këtë sezon. Këto stile elegante janë investimi perfekt post-pandemik. Faqja amerikane e veshjeve dhe e këpucëve “Khaite” ka risjellë këtë model klasik që ju thjesht do e adhuroni.

Rikujtojmë, se blu uji, e verdhë neon, lejla rrushi, portokalli ndërthurur me rozën neon, kamosh gri e dizajn leopard i përzier me të bardhë dhe flori, janë kombinimet e reja të ngjyrave nga Adidas, Reebok e New Balance. Shokuese!

Në epokën e “kulturës së atleteve” ku gara për të realizuar llojin më të rrallë e të dëshiruar është intensive, si kurrë më parë, këpuca që përplas nuancat me forcën më të madhe, “ndalon trafikun”, të paktën atë online.