BBV - Live nga shtëpia - NEWS Gossip Showbiz

6 ditë larg finales së “Big Brother”, Rozana zbulon “strategjinë” e përdorur gjatë debateve të saj!

Shumë ngjarje të krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV4” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme, banorët janë intervistuar ekskluzivisht nga moderatoret e Top Albania Radio, Elona Duro dhe Jonida Aliçkolli që i janë bashkuar shtëpisë që prej orës 15:00. Nëse jeni kuriozë se çfarë kanë thënë ata, na lejoni t’ju zbulojmë të pathënat  e Rozana Radit, e cila pohoi se ka gabuar qëllimisht në këtë lojë dhe mendimin e saj për çdo finalist.

Unë kam bërë gabime me vetëdije këtu. E kam ekzagjeruar me menyrën e të bërit debate dhe të sulmuarit, gabime me vetëdije por që nuk vrasin. Ofendimet nuk i kam bërë me vetëdije, por gjuha e ashpër, që u afrohesha njerëzve… Fakti që unë jam tërhequr mbrapa dhe për ato gjëra që mendoja të bëja, më bëjnë kjo që jam unë sot…

Elona:

Çfarë do të bëjë Rozana kur të dalë nga shtëpia?

Rozana:

E para dua të bëhem mama… Janë të kota fjalët, jo mosha… fëmija në çfarëdolloj moshe është bekim. Nuk e di çfarë do të ndodhë, nuk kam patur pritshmëri nga jeta. Nëse e ka shkruar për mua që do të ndodhë diçka, le të ndodhë…

Elona më pas e ka pyetur se pse Rozana Radi ka ardhur nëse “Big Brother”, një pyetje së cilës banorja iu përgjigj kështu:

Unë kam ardhur në “Big Brother” për të superuar veten, edhe besoj që në një far mënyre ja kam dalë. Kam ardhur në “Big Brother” për të gjithë ata që kanë pengje në jetë që t’i lënë të shkojnë… Një zemër e vrarë, mbetet e vrarë, por duke kujtuar momentet e bukur merr ngjyrë, por mos e ndalni hapin. Bota po ndaloi… unë e ti nëse ndalemi, njerëzit nuk do të ndalojnë së jetuari…