Gossip Showbiz

A do ta dëbojë Donald Trump, Princ Harry-n nga SHBA?

Në mes të ndryshimeve të politikave të emigracionit të shpallura nga presidenti amerikan, Donald Trump, shumë personazhe të njohur janë larguar apo dëbuar nga vendi, por duket se Princ Harry nuk do të ndikohet nga këto masa.

Trump, i cili ka pasur qëndrime të ashpra ndaj emigrantëve të paligjshëm por dhe atyre me dokumenta, ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të deportojë Princ Harry, përkundrazi, ai është shprehur se do ta lërë atë në paqe.

Donald ka shprehur për gazetën New York Post:

Nuk dua ta bëj. Do ta lë të qetë. Ai ka mjaft probleme me gruan e tij

Nga ana tjetër, presidenti i ri i SHBA-së, i cili është rizgjedhur në detyrë, ka lavdëruar Princ William gjatë një ngjarje të fundit, kur ai e takoi atë në rihapjen e Katedrales Notre Dame në Paris.