Ekspertët e familjes mbretërore besojnë se e ardhmja e familjes mbretërore britanike është gjithnjë e më shumë e lidhur me rolin e Catherine, Princesha e Uellsit, e njohur gjerësisht si Kate Middleton.
Sipas analizave të publikuara në mediat britanike, monarkia ka kaluar disa vite të vështira, të shoqëruara me polemika dhe tensione të brendshme.
Në këtë kontekst, figura e princeshës së Uellsit po shihet nga shumë analistë si një pikë stabiliteti dhe besueshmërie për publikun.
Ekspertët theksojnë se monarkia ka nevojë për një figurë që të përfaqësojë vlerat tradicionale, por në të njëjtën kohë të ketë edhe një qasje moderne ndaj rolit publik.
Për shumë vëzhgues, Catherine, Princesha e Uellsit i plotëson këto kritere dhe shihet si një nga figurat më të rëndësishme për imazhin e institucionit në vitet e ardhshme.
Burime pranë pallatit thonë se mbështetja për të brenda familjes mbretërore është e madhe. Besohet se edhe bashkëshorti i saj, Princi William, Princi i Uellsit, si dhe anëtarë të tjerë të familjes kanë besim të fortë në rolin që ajo mund të luajë në forcimin e reputacionit të monarkisë.
Biografët mbretërorë theksojnë se princesha ka fituar respekt për qasjen e saj të qetë, të balancuar dhe shumë profesionale gjatë daljeve publike, duke krijuar një lidhje të fortë me publikun.
Analistët vërejnë gjithashtu se popullariteti i Princi William dhe Catherine, është dukshëm më i lartë krahasuar me disa anëtarë të tjerë të familjes mbretërore, çka i bën ata figura kyçe për të ardhmen e institucionit.
Megjithatë, me rritjen e rolit të saj publik, rriten edhe pritshmëritë. Sipas ekspertëve, në vitet e ardhshme princesha pritet të marrë një rol edhe më të madh, veçanërisht kur çifti mbretëror të marrë më shumë përgjegjësi në drejtimin e monarkisë britanike.