Reperi legjendar Fat Joe gjatë viteve të fundit ka humbur shumë peshë por kjo nuk ka ndikuar që ai të ndryshojë fjalën “i shëndoshë” nga emri i tij. Ndërkaq, 52-vjeçari u shpreh se:
Si biznes kam shpenzuar kaq shumë miliona e miliona dollarë për marketingun e Fat Joe, saqë nuk do të ishte e mençur të ndryshoja emrin tim tani. Unë u rrita në projekte ku nuk kishte filtër.

Duke krahasuar ushqimin me drogën, reperi emri i vërtetë i të cilit është Joseph Antonio Cartagena vendosi se kishte arritur në fund dhe iu përkushtua dobësimit me ndihmën e një trajneri personal. Përveç regjimit të tij të stërvitjes, ai rregulloi dietën dhe u përpoq të mbante jashtë syve ushqimin e dëmshëm në rast se i nënshtrohej tundimit.

Joe humbi aq shumë peshë sa arriti të shpëtonte nga diabeti, nga i cili vuante që kur ishte 14 vjeç. Ai tha për ‘Vlad TV’ se kishte hequr kryesisht karbohidratet përveç mëngjesit dhe në vend të kësaj ishte duke u mbështetur në ushqime të pasura me proteina si biftek dhe pulë të pjekur. Rikujtojmë, se Joe është i martuar me Lorena Cartagena që nga viti 1995 dhe ata kanë tre fëmijë së bashku.