Food & Drink Health & Beauty

A e dini cilat ushqime duhet të konsumoni për të përmirësuar shikimin?

Pavarësisht se shikimi natyral mund të përkeqësohet me kalimin e moshës, ka shumë faktorë të stilit të jetesës që mund të ndikojnë në shëndetin e syve tanë.

Nga zgjedhja e ushqimeve të duhura deri te reduktimi i kohës që kalojmë para ekranëve, mund të bëjmë shumë për të mbajtur shikimin tonë të shëndetshëm.

Disa ushqime të përzgjedhura kanë treguar se mund të kontribuojnë në përmirësimin e shëndetit të syve dhe shikimit. Ja disa prej tyre:

Peshku: Peshqit si ton, salmon, skumbri dhe sardelet janë të pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat ofrojnë përfitime të mëdha për shëndetin e syve.

Speca të kuq të papërpunuar: Specat janë burim i shkëlqyer i vitaminës C, e cila ndihmon në mbështetje të enëve të gjakut të syve dhe mund të zvogëlojë rrezikun e kataraktit.

Farërat: Farat e lirit, chia dhe kërpi janë të pasura me omega-3 dhe vitaminë E, të dyja të dobishme për mbrojtjen dhe përmirësimin e shëndetit të syve.

Perime të errëta me gjethe: Perime si spinaqi dhe lakra jeshile janë të pasura me karotenoide dhe antioksidantë, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen nga sëmundjet si AMD, shkaku më i shpeshtë i humbjes së shikimit tek ata mbi 55 vjeç.

Karotat: Pasura me beta-karoten, një formë e vitaminës A, karotat ndihmojnë sytë të përshtaten më mirë për të parë në errësirë.

Vezët: Vezët përmbajnë zink, i cili ndihmon trupin të përdorë luteinën dhe zeaksantinën, dy komponime që mbrojnë sytë nga drita e dëmshme blu.

Uji: Uji është esencial për shëndetin e syve, pasi ndihmon në parandalimin e dehidratimit dhe ndihmon në mbajtjen e syve të hidratuar dhe rehatshëm gjatë ditës.

Ushqimi i duhur është një element kyç për të mbajtur shikimin në nivele optimale dhe për të përmirësuar shëndetin e syve. Shtimi i këtyre ushqimeve në dietën tuaj mund të kontribuoni në një shikim më të mirë dhe më të shëndetshëm.