Health & Beauty Lifestyle Tech Vitality Vibes | News

A ndikon TikTok, apo rrjete të tjera sociale, në psikologjinë e përdoruesve dhe cila është zgjidhja?

Vitality Vibes” është një emision që ka për qëllim informacionin mjekësor për dëgjuesit në lidhje me simptomat e para të disa sëmundjeve dhe kurimin e tyre. Mënyra e rrëfimit të pacientëve sesi nisin simptomat e para në formën e rrëfimeve, vizitat tek mjeku, rrëfimet e mjekëve për dyshimet e tyre në lidhje me diagnozën e saktë, vendosja e saktë e diagnozës dhe fillimi i kurimit. Bashkëpunim me mjekë të njohur dhe personazhe të njohur të cilët kanë pasur eksperienca sëmundjesh. Ky emision ka si synim informimin e publikut mbi të rejat në fushën e mjekësisë, kërkimet, teknologjitë e reja dhe gjithçka tjetër.

Propozimi i kryeministrit Rama për mundësinë e mbylljes së rrjeteve sociale Tik-tok dhe Snapchat, si një masë për të ndaluar gjuhën e urrejtjes dhe dhunën tek fëmijët dhe adoleshentët, ka nxitur diskutime nëse duhet mbyllur apo jo. Në këtë episod të “Vitality Vibes” me Ilvi Begolli, i ftuari Ermand Mertenika u shpreh nëse TikTok, apo rrjete të tjera sociale, ndikojnë në psikologjinë e përdoruesve dhe cila është zgjidhja.