Health & Beauty

Acidet, aleatët më të rinj të bukurisë: Si ndikojnë në lëkurën tuaj dhe cilin duhet të zgjidhni?

Acidet janë bërë pjesë kyçe e trajtimeve moderne të kujdesit për lëkurën, falë efektit të tyre eksfoliues, rigjenerues dhe anti-inflamator.

Dermatologët theksojnë se përdorimi i duhur i tyre ndihmon në largimin e qelizave të vdekura, përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe zbutjen e shenjave të plakjes apo akneve.

Llojet kryesore të acideve për lëkurën

-Acidi retinoik (retinoli): Zbut rrudhat dhe njollat, i përshtatshëm për lëkurë të pjekur.

-AHA (acidet e frutave): Sjellin freski dhe shkëlqim lëkurës së lodhur, por duhet kujdes me lëkurën e ndjeshme.

-BHA (acidi salicilik): Ideal për lëkurë të yndyrshme dhe me akne, pastron poret dhe redukton inflamacionin.

-Acidi hialuronik: Hidraton lëkurën e thatë dhe ndihmon në elasticitet.

-Acidi azelaik: Ndihmon në zbardhjen e njollave dhe qetësimin e inflamacionit.

Ekspertët këshillojnë që përpara përdorimit të çdo produkti me acid, të konsultoheni me një specialist për të shmangur efektet anësore dhe për të zgjedhur produktin më të përshtatshëm për lëkurën tuaj.