Së fundmi Pamela Anderson foli për mënyrën se si djali i saj luajti një rol kyç në marrjen e skenarit për ‘The Last Showgirl’ pasi agjenti i saj e refuzoi fshehurazi. Gjatë një bisede me revistën People, ish-ylli i Baywatch tregoi se regjisorja e ‘The Last Showgirl’, Gia Coppola, i dërgoi agjentit të saj të atëhershëm skenarin për filmin, duke shpresuar se ajo do të pranonte rolin kryesor. Megjithatë, agjenti nuk ia dha skenarin Anderson.
Atij iu dërgua skenari dhe ai thjesht e hodhi poshtë brenda një ore. Nuk e di nëse ishin paratë apo roli apo çfarëdo tjetër. Ai mendoi se nuk do ta bëja. Unë nuk kisha një agjent të vërtetë të fortë ose ndonjë me ndonjë vizion apo besim tek unë. Tani po, por vetëm sepse bëra ‘The Last Showgirl’. Duhet të marrësh një projekt në të cilin mund të zhytesh për t’u treguar njerëzve se je më shumë sesa aty ku të kanë ngujuar. Mundësia ishte diçka që unë e dëshiroja shumë.
Filmi dramatik i Pamela Anderson, ‘The Last Showgirl’ do të dalë në 10 janar 2025, në Shtetet e Bashkuara. Ndërkaq, një nga rrobat e banjës më të famshme në botë, të veshura nga Anderson gjatë serialit “Baywatch”, do të prezantohen në Londër në një ekspozitë kushtuar notit dhe dashurisë së njerëzve për ujin. Ekspozita do të hapet në Muzeun e Dizajnit në Mars, duke ekzaminuar evolucionin e notit përmes perspektivave sociale, kulturore, teknologjike dhe mjedisore gjatë 100 viteve të fundit.
“Rrëfimi fillon në vitet 1920, kur rrobat e banjës zëvendësuan veshjet viktoriane dhe pushimet në plazh u bënë modë,”-tha Muzeu në një deklaratë. Ekspozita do të fokusohet edhe tek vendi i notit në epokën moderne, duke analizuar sesi ai ndikon në perceptimet për autonominë e trupit, aktivitetin fizik, por edhe lidhjen e tij me çështjet mjedisore. Seriali televiziv “Baywatch”, i cili u transmetua nga viti 1992 deri në 1997, tërhoqi rreth 1.1 miliardë shikues në javë. Pas përfundimit të serialit, rrobat e banjos i kaluan në posedim David Heiselhoff, i cili luante rolin e kapitenit të rojeve, përpara se të përfundonte në BikiniARTmuseum në Gjermani.