Tre persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në Dibër. Rreth orës 09:30 minuta të mëngjesit, një 62 vjeçar me iniciale SH.H., humbi kontrollin e makinës së tij dhe automjeti që drejtonte doli nga rruga, në aksin Melan-Peshkopi.
Për pasojë, ai dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të, mbetën të lënduar e po marrin trajtim mjekësor në spital. Nga policia po punohet për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Njoftimi zyrtar:
Rreth orës 09:40, në aksin rrugor Melan-Peshkopi, shtetasi SH.H., 62 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është lënduar jashtë rrezikut për jetën drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.