Aksident i rëndë rrugor në dalje të Vorës. Tre automjete u përplasën mes tyre, duke shkaktuar pasoja tragjike. Si pasojë, humbi jetën drejtuesi i njërit prej mjeteve, 35 vjeç. Dy pasagjerë që ndodheshin në makinën e tij mbetën të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Ndërkaq, viktima u identifikua si shtetasi Flobert Ajazi.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 08:30, në dalje të Vorës, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit B. G., F. H. dhe F. A.. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi F. A., 35 vjeç dhe janë dëmtuar 2 pasagjerë në automjetin që drejtonte ai. Të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.