Genevieve Chenneour, aktorja e njohur nga seriali “Bridgerton”, ka rrëfyer për herë të parë pasojat e rënda emocionale që ka përjetuar pas një sulmi të dhunshëm në Londrën perëndimore.
27-vjeçarja u bë viktimë e një vjedhjeje në shkurt, kur telefoni i saj u mor nga një burrë në një kafene në Kensington High Street. Duke folur për BBC, ajo tregoi se përballja me hajdutin, e cila përfundoi në një përleshje, e ka lënë të tronditur dhe “tepër agorafobike”, duke e detyruar të largohet nga Londra për të jetuar me nënën e saj.
Nuk ndihem më e sigurt ta quaj Londrën perëndimore shtëpi si një grua beqare
-tha Chenneour, e cila luajti rolin e Clara Livingston në sezonin e tretë të serialit.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur aktorja përpiqet të rikuperojë telefonin e saj, ndërsa situata përshkallëzohet në një përleshje midis katër personave që zgjati rreth pesë minuta.
Muajin e kaluar, 18-vjeçari Zacariah Boulares u dënua me 22 muaj burg për sulmin dhe tre akuza për vjedhje. Chenneour thotë se, pavarësisht dënimit, pasojat emocionale të ngjarjes do ta ndjekin për një kohë të gjatë.