Showbiz

Aktorja Olta Gixhari është në pritje të ëmbël

Prej pak kohësh përflitet se aktorja e kinemasë dhe teatrit shqiptar është në pritje të ëmbël.

Mbrëmjen e kaluar zërat u konfirmuan nga dy miqtë e saj Olti Curri dhe Eni Shehu të cilët përmes një Insta Story e kanë ngacmuar Oltën rreth shtatzënisë.

Biondja bukuroshe e cila është në një marrëdhënie të lumtur me partnerin e saj dhe e cila tashmë jeton në Spanjë, do të bëhet nënë për herë të parë.

Olta nuk ka ndarë ende detaje të tjera rreth shtatzënisë duke shtuar më shumë kureshtjen e fansave të saj.