Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU bllokon lokalin në Elbasan ku u helmuan 44 dasmorë. Helmimi nga ushqimi ndodhi gjatë tre dasmave të zhvilluara fundjavën e kaluar. Autoritetet raportojnë se janë marrë disa kampione nga ushqimi për të mësuar se çfarë shkaktoi helmimin e të pranishmëve. Në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Elbasanit u paraqitën 44 vetë, mes tyre 2 fëmijë. 31 prej të helmuarve vazhdojnë të mbahen të shtruar, nën mbikqyrjen e mjekëve.