Bota

Alarmuese/Shkalla e lindjeve në Mbretërinë e Bashkuar bie në nivelin më të ulët!

Shkalla e lindjeve në Angli dhe Uells ka rënë në një nivel të ri rekord të ulët, me shkallën e fertilitetit që ka rënë në 1,41 fëmijë për grua në vitin 2024, nga 1,42 në vitin 2023, tregojnë të dhënat e Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS). Shifra është më e ulëta për të tretin vit radhazi dhe më e ulëta që nga fillimi i regjistrimeve rreth 90 vjet më parë. Shkalla e lindjeve në Skoci ka rënë gjithashtu ndjeshëm, me numrin e lindjeve që ka rënë në nivelin më të ulët në pothuajse 170 vjet në vitin 2024, me shkallën totale të fertilitetit në 1,25, gjithashtu më e ulëta e regjistruar ndonjëherë.

Shkalla e lindjeve, ose numri i fëmijëve të lindur për grua në moshë riprodhuese, po bie në shumicën e vendeve si rezultat i një përzierjeje faktorësh shoqërorë dhe ekonomikë. Këto trende kanë bërë që shumë të vonojnë prindërimin, të kenë familje më të vogla ose të mos kenë fare fëmijë. Shkalla aktuale e lindjeve në Angli, Uells dhe Skoci mbetet shumë nën 2,1 fëmijë për grua, shkallë e nevojshme për të ruajtur një popullsi të qëndrueshme në vendet e zhvilluara pa migrim.

Të dhënat e ONS-së treguan gjithashtu se mosha mesatare e nënave gjatë lindjes në Angli dhe Uells është rritur në 31 vjeç në vitin 2024, nga 30,9 vjeç në vitin 2023 dhe 29 vjeç dy dekada më parë. Mosha mesatare e baballarëve është rritur në 33,9 vjeç, nga 33,8 vjeç në vitin 2023 dhe 32,1 vjeç në vitin 2004.

Ndërkaq, ekspertët e Forumit Ndërkombëtar të Familjes në Stamboll kanë paralajmëruar për një krizë demografike në rritje pasi nivelet globale të fertilitetit vazhdojnë të shënojnë ulje, duke kërcënuar stabilitetin ekonomik dhe sistemet sociale në mbarë botën. I mbajtur nën temën “Mbrotja dhe forcimi i familjes përballë sfidave globale”, paneli i titulluar “Miti i mbipopullimit: Si kontribuoi një agjendë globale në rënien e popullsisë?” u organizua nga Ministria e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqisë. Zv/ministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, Lutfihak Alpkan tha se shkalla e fertilitetit të Turqisë ka rënë nga 7 në vitet 1970 në nën 1.5 në ditët e sodit.