Gossip Showbiz

Aldo provokoi Danjën duke i shprehur pëlqim, reagon partneri i saj, Redi! “Për këdo që përpiqet të përbaltë…”

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Aldo Marku ishte sot i ftuar në emisionin “Fan Club”, ku sqaroi disa nga momentet më të përfolura të qëndrimit të tij në reality show. Ndër to ishte edhe deklarata që i bëri Danjës pak ditë para se të largohej, e cila u komentua gjerësisht në rrjet.

Ish-banori pranoi se pëlqimi i shprehur ndaj Danjës nuk ishte i sinqertë, por një mënyrë për ta testuar atë. Aldo u shpreh duke thënë:

E bëra për ta parë si do sillet ajo me mua, por ajo nuk më mbajti ndonjë distancë. Fillova të ndihesha keq sepse nuk doja ta nxirrja keq atë


Ndërkohë, në studio u lexua një mesazh i partnerit të Danjës, Redit, i cili reagoi pas deklaratave të Aldos, duke i dalë në mbrojtje vajzës që ai dashuron.

Danja është një vajzë që ka arritur deri këtu falë vlerave të saj. Për këdo që përpiqet të përbaltë figurën e saj, veprat flasin më shumë se fjalët. Edhe në debatet brenda shtëpisë, ajo nuk ka zgjedhur të ulë askënd, ndryshe nga mënyra si janë sjellë të tjerët ndaj saj. Ajo ka falur më shumë se kushdo në atë shtëpi. Jam krenar për të. Danja më ka mua, unë kam atë. Kjo na mjafton