Aleanca për Teatrin pas përfundimit të protestës së ditës së djeshme njoftoi se do të rikthehen sërish para Ministrisë së Brendshme për të protestuar tashmë jo vetëm për Teatrin por edhe për të drejtat e qytarëve.
Sot më 18 maj, artistët dhe qytetarët do t’i rikthehen protestës në orën 16:30 të shoqëruar edhe nga Opozita dhe LSI. Madje, Basha premtoi se do të rindërtojë Teatrin Kombëtar ashtu siç ishte kur PD të qeverisë.
Megjithatë, Opozitan nuk do të jetë organizatore e protestës por vetëm mbështetëse e saj.
Ditën e djeshme protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit pati përleshje fizike mes tyre dhe forcave te policisë.