I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Amarildo Sterkaj, ekspert i real estate dhe biznesmen. Ai ka treguar historinë e tij të suksesit, duke dhënë edhe disa këshilla për të rinjtë që mund të ndjekin hapat e tij…
I pyetur nga Ronaldo nëse të rinjtë e sotëm duan të investojnë ai u përgjigj kështu:
Unë shoh një trend global ku te rinjtë e sotëm nuk duan të investojnë. Sepse nuk duan të marrin kredi ose kanë problemin se si do ta lajnë atë. Po ata që duan të blejnë një shtëpi duhet të kenë disa para te grumbulluara. Duhet të jesh vetë i dytë që të punosh sepse eshte shumë e vështirë që t’a përballosh. Investimi më i vërtetë eshtë tek vetja jote. Sekreti është që t’i mposhtësh ti dhimbjet dhe jo ato ty. Kisha mundësi për të hyrë tek puna e cila mbarova shkollën ose të zgjidhja të panjohurën. Dhe thoja se si do e mbaj unë familjen. Ne duhet të gjejmë gjithmonë gjëra që janë jashtë zonave tona të komfortit, nuk e mendoja kurrë se do e kisha biznesin timj internacional.