Me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka shpërndarë një mesazh urimi dhe mirënjohjeje në rrjetet sociale, duke falënderuar sponsorët dhe partnerët që mundësuan festimet e javës së kaluar në Shqipëri.
LEXO EDHE: 249-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve, mesazhi i presidentit Begaj!
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Festa e javës së kaluar u bë e mundur falë sponsorëve tanë bujarë,” shkruhet në postim.
Ambasada vlerëson kontributin e kompanive amerikane dhe partnerëve të tyre në Shqipëri, duke theksuar se partneritetet globale të biznesit janë thelbësore për ndërtimin e një bote më të paqësore dhe të begatë. Në deklaratë thuhet se këto marrëdhënie forcojnë lidhjet e miqësisë mes popullit amerikan dhe atij shqiptar.
“Jemi mirënjohës ndaj donatorëve tanë – të gjithë partnerë të kompanive amerikane që çojnë përpara mirëqenien e përbashkët amerikane dhe shqiptare, duke rritur tregtinë dhe duke kaluar njohuri thelbësore për të krijuar një klimë investimi më transparente,” përfundon mesazhi i ambasadës.
View this post on Instagram