Bota

Amerika ndërpret fondet e ndihmave për palestinezët

Amerika ndërpret ndihmat 200 mln dollarëshe për palestinezët. Presidenti Donald Trump urdhëroi ndryshim destinacioni të fondeve që ishin caktuar për Gazën dhe Bregun Perëndimor. Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se vendimi është marrë pas një procesi rishikimi, “për t’u garantuar se ato shpenzohen në përputhje me interesat kombëtare amerikane”.