Bota

Amerikanët ulin flamujt në gjysmështizë në shenjë nderimi ndaj John McCain

Shtëpia e Bardhë uli flamurin amerikan në gjysmështizë, më tej e ngriti plotësisht dhe të hënën u detyrua ta ulte sërish pas vdekjes së senatorit John McCain, në një shkelje të pazakontë dhe tepër pështjelluese protokolli pas vdekjes së një udhëheqësi kombëtar. McCain, një ish-rob lufte në Vietnam, prej një kohe të gjatë senator nga Arizona dhe kandidat presidencial mes republikanëve, ndërroi jetë nga tumori në kokë. Kjo nxiti shumicën e amerikanëve që të ulnin flamujt në gjysmështizë, një gjest tradicional nderimi.