Zyrtarë të Inteligjencës dhe Sigurisë Amerikane thonë se “Rusia vazhdon të përdorë metoda depërtuese, për të ndarë shoqërinë në Amerikë. “Ne vazhdojmë të shohim një fushatë të përhapur të mesazheve nga Moska, në përpjekje për të dobësuar dhe ndarë Amerikën”, – deklaroi Dan Coats, Drejtor i Inteligjencës Kombëtare. Inteligjenca është e shqetësuar me kërcënimet ndaj zgjedhjeve të nëntorit për Kongresin dhe Presidencialeve të 2020-ës.