Amerika dhe Turqia ranë dakord të punojnë për të zgjidhur problemet mes tyre. Në kuadër të një samiti në Singapor, kryediplomatët Mike Pompeo dhe Mevlut Cavusoglu zhvilluan një takim, të cilin e cilësuan “konstruktiv”. Bisedimet pasuan vendimin e Shteteve të Bashkuara për sanksione ndaj dy ministrave turq, për shkak se një pastor amerikan mbahet i burgosur në Turqi, për terrorizëm. Dy vendet aleate në NATO, nuk pajtohen as rreth politikave për Sirinë.