Tech

Aplikacioni i mesazheve WhatsApp vjen me REKORD!

Aplikacioni i mesazheve WhatsApp i Meta aktualisht ka mbi 3 miliardë përdorues mujorë, ka njoftuar CEO i Meta Mark Zuckerberg gjatë konferencës së rezultateve të tremujorit të parë të kompanisë. Pas arritjes së 2 miliardë përdoruesve aktivë mujorë në vitin 2020, aplikacioni tani është ndër të paktët e përzgjedhur përveç Facebook për të kapërcyer kufirin prej 3 miliardë përdoruesish. Për shkak të bazës së tij të madhe të përdoruesve, WhatsApp është një biznes i madh për Meta-n, veçanërisht tani që kompania ka vendosur fokusin në qasjen ndaj Al.

Zuckerberg deklaroi se megjithëse WhatsApp i bën aftësitë e AI lehtësisht të aksesueshme, Meta-s i është dashur të miratojë një strategji tjetër për të inkurajuar përdorimin e produkteve të saj të AI në vende si SHBA, ku shumica e përdoruesve ende preferojnë t’i dërgojnë mesazhe njëri-tjetrit duke përdorur aplikacionet standarde të mesazheve në telefonat e tyre. “Ne shpresojmë të bëhemi lider me kalimin e kohës, por ne jemi në një pozicion të ndryshëm atje sesa në shumicën e pjesës tjetër të botës në WhatsApp”-tha ai.

Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë lëshuar një paralajmërim të ri për një skemë mashtruese në rritje në WhatsApp, e njohur si mashtrimi “Hi Mum”. Kjo skemë ka mashtruar përdoruesit me mbi 490 mijë paund vetëm në vitin 2025, duke përdorur tashmë edhe teknologjinë e imitimit të zërit me inteligjencë artificiale. Mashtrimi fillon me një mesazh si “Hi Mum” apo “Hi Dad”, ku personi pretendon se ka humbur telefonin dhe nuk ka akses në bankë. Pasi fiton besimin e viktimës, mashtruesi kërkon para për qira apo për një telefon të ri.

Tani, për të shtuar bindshmërinë, përdorin AI për të gjeneruar mesazhe zanore me zërin e fëmijës ose të një të afërmi. WhatsApp ka dërguar një paralajmërim serioz; është zbuluar një dobësi në platformën e tyre që mund të shfrytëzohet nga hakerat. Sipas informacionit, malware përhapet përmes pamjeve dhe skedarëve që duken të padëmshëm dhe hapja e tyre mund të shkaktojë probleme të mëdha për përdoruesit. Ajo që është thelbësore të theksohet është se kjo dobësi nuk është gjetur në aplikacionet mobile për Android dhe iPhone, por vetëm në aplikacionin për PC.