Lifestyle

“WhatsApp” nuk do të jetë më njësoj, njihuni me ndryshimin e ri!

Aplikacioni “WhatsApp” po paraqet një mundësi të re, atë të “mesazheve që zhduken”, duke fshirë bisedat nga telefoni i dërguesit dhe marrësit pas shtatë ditësh. Ky apikacion në pronësi të “Facebook”, i cili ka 2 miliardë përdorues në të gjithë botën, tha se ky opsion do të ndihmonte në mbajtjen private të bisedave. Por thuhej që marrësit do të mund të bënin “screenshot” ose të bënin “forward” çdo mesazh, foto ose video që ata donin.

Ky opsion do të shfaqet për përdoruesit e “WhatsApp” në fund të nëntorit. Në një blog, kompania tha që mesazhet mund të skadonin pas shtatë ditësh për të ofruar “qetësi” pasi bisedat nuk do të jenë të përhershme. Në prill të 2019-ës, shefi ekzekutiv i “Facebook”-ut, Mark Zuckerberg u zotua të bëjë disa ndryshime në rrjetin social për t’u ofruar përdoruesve më shumë privatësi.

Një nga ndryshimet e propozuara prej tij ishte ofrimi i mënyrave më “efektive” për të ndarë përmbajtjen, përfshirë mesazhet që zhduken. Kompania gjithashtu shpreson të integrojë platformat e saj të mesazheve, duke i bërë “WhatsApp”, “Instagram” dhe “Facebook Messenger” të ndërlidhur me njëri-tjetrin. Aplikacioni rival “Snapchat”, i cili ka dhënë frymëzim për një numër karakteristikash të “Facebook”, u ndërtua mbi parimin e zhdukjes së mesazheve.