Ambasada amerikane u apeloi sërish personave të pajisur me vizë turistike që të mos punojnë në Shtetet e Bashkuara. “Vizat turistike janë për një qëndrim të shkurtër në SHBA, dhe jo për të punuar apo për të ndjekur shkollën atje. Sigurohuni që ju po zbatoni rregullat e vizës tuaj kur të udhëtoni atje” thuhet në njoftimin e selisë diplomatike të Uashingtonit në rrjete sociale.