Tech

Apple mund të përdorë inteligjencën artificiale për të ndihmuar iPhone tuaj të kursejë baterinë!

Përditësimi i iOS 19 i Apple mund të përfshijë një veçori të fuqizuar me AI të krijuar për të kursyer baterinë, sipas një raporti nga Bloomberg. Mjeti i menaxhimit të baterisë thuhet se do të optimizojë konsumin e energjisë së iPhone tuaj bazuar në mënyrën se si e përdorni pajisjen. Bëhet e ditur se funksioni i ri do të përdorë “të dhënat e baterisë për të kuptuar tendencat dhe për të bërë parashikime se kur duhet të ulë fuqinë e përdorimit të aplikacioneve ose veçorive të caktuara”.

iOS 19 gjithashtu thuhet se do të përfshijë një tregues në ekran që tregon se sa kohë do të duhet për të ngarkuar plotësisht telefonin tuaj. Siç raportohet, Apple është kryesisht duke lançuar mjetin me Al për menaxhimin e baterisë për iPhone 17 të ardhshëm, i cili përflitet të jetë telefoni më i hollë i kompanisë deri më tani. Dizajni i tij i hollë do të thotë se do të ketë një bateri më të vogël, duke e bërë ruajtjen e baterisë më të rëndësishme. Mjeti i baterisë me AI do të jetë i disponueshëm për të gjithë iPhone me iOS 19, jo vetëm për iPhone 17.

Apple po planifikon t’u lejojë përdoruesve të kontrollojnë në mënyrë aktive iPhone, iPad dhe pajisje të tjera duke përdorur sinjale të trurit. Iniciativa përfshin një partneritet me Synchron, një startup në neuroteknologji që prodhon implante të ndërfaqes tru-kompjuter (BCI) të quajtura Stentrode. Stentrode u lejon përdoruesve me dëmtime të rënda motorike, të tilla si ato të shkaktuara nga skleroza laterale amiotrofike (ALS), të kontrollojnë pajisjet Apple duke përdorur sinjale nervore të zbuluara nga enët e gjakut të vendosura mbi korteksin motorik të trurit.

Apple po shqyrton rritjen e çmimeve të linjës së saj të vjeshtës të iPhone, një hap që po kërkon të shoqërohet me veçori të reja dhe ndryshime në dizajn. Kështu raportoi Wall Street Journal, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje. Bëhet e ditur se aksionet e kompanisë u rritën me 7% në tregtimin para tregut. Kompania është e vendosur të shmangë çdo skenar në të cilin duket se ia atribuon rritjet e çmimeve tarifave të SHBA-së për mallrat nga Kina, ku janë montuar shumica e pajisjeve Apple, sipas raportit.