Gossip

Ariana Grande anulon paraqitjet në mes të turit promocional për “Wicked: For Good”? Pse, çfarë ndodhi?

Ariana Grande ka zbuluar se është infektuar me COVID-19, pikërisht në kulmin e turit të saj global për promovimin e filmit “Wicked: For Good”.

Këngëtarja dhe aktorja e konfirmoi lajmin në një postim në Instagram Story, ku publikoi një foto nga paraqitja e saj në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” të martën mbrëma, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin: “Moments before Covid”.

Postimi i saj lë të kuptohet se simptomat kanë nisur menjëherë pas kësaj daljeje televizive, në një periudhë shumë të lodhshme me fluturime, premiera dhe evente promocionale në disa kontinente.

Së fundmi, Ariana ka tërhequr vëmendje edhe për vendimin e saj për të mos dalë në tapetin e kuq në premierën madhore në New York, si shenjë solidariteti me bashkë-aktorën Cynthia Erivo, e cila kishte humbur zërin për shkak të një viroze.

Sipas Variety, infektimi me COVID e ka detyruar Arianën të anulojë paraqitjen e planifikuar në “The Kelly Clarkson Show”, si edhe disa sesione Q&A me fansat në kuadër të promovimit të filmit.

Këto anulime vijnë në një moment kritik, vetëm pak ditë para daljes së “Wicked: For Good” në kinema.

Ironikisht, si Ariana Grande ashtu edhe Cynthia Erivo janë përballur me COVID edhe gjatë xhirimeve të filmit, por në periudha të ndryshme përgjatë viteve të prodhimit.

Pavarësisht pengesave shëndetësore dhe anulimeve, pritshmëritë për filmin mbeten shumë të larta.

Sipas Variety, “Wicked: For Good” pritet të dominojë arkën në fundjavën e hapjes me rreth 150 milionë dollarë, duke u pozicionuar si një nga projektet më të fuqishme kinematografike të vitit.