Aktualitet

Arratiset nga burgu i Torinos shqiptari 45-vjeçar

Një i burgosur shqiptar u arratis nga burgu i Torinos. 45 vjeçari duhej të kryente dënimin deri në 2022-in për akuzën e trafikut të drogës dhe krime të tjera. Ai ishte përfshirë në një program punësimi në një fabrikë pranë burgut ku kalonte rreth 12 orë. Ditën e arratisjes, shqiptari nuk ka shkuar në punë. Rasti vë në pikëpyetje projektin e punësimit të të dënuarve.