Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare për situatën e krijuar dje pas shembjes së Teatrit Kombëtar. 7 persona u arrestuan për “Kundërshtim me dhunë të policisë” dhe “Pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”. Ndërkaq 21 qytetarë u proceduan në gjendje të lirë. Policia pohon se dje, disa protestues qëlluan vazhdimisht në drejtim të efektivëve, me sende të forta dhe shkopinj, duke lënduar 7 punonjës në detyrë, efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës “Shqiponja”.