Një operacion i orëve të para të mëngjesit të sotëm në Itali, ka çuar në pranga bosin e mafias kalabreze “Ndragheta”, Luigi Abbruzzese. Aksioni për arrestimin e 29-vjeçarit, i cili ishte përfshirë në listën e më të kërkuarve në Itali, u krye nga hetuesit e SCO, në bashkëpunim me ekipet e karabinierëve . Ai kërkohej që nga viti 2015, pasi njihet si drejtuesi i degës së “Ndragheta-s” në Juglindje të Italisë.